Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet paszgjedhore duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve është reflektim i një fryme të qartë qytetare, më shumë kundër Sali Berishës sesa pro Partisë Socialiste.
Sipas Meçes, analiza e të dhënave tregon një trend të vazhdueshëm rënie-ngritje për opozitën, ndërsa fajin për rezultatin ai ia atribuoi strukturave të Partisë Demokratike, të cilat, sipas tij, nuk arritën të mbrojnë votën dhe lejuan që të krijohej perceptimi i një “vjedhjeje”.
Meçe kritikoi ashpër ata shprehjen e shumëdëgjuar të Berishës “trenin bullgar”, që sipas tij, me interesa të ngushta politike po fajësojnë votuesit dhe militantët e vet, duke e cilësuar këtë qasje si “tradhti ndaj 30 mijë vëzhguesve dhe mbështetësve”.
“Për të kuptuar ngjarjen mjafton që të shikosh kapërcimin. Nëse do të isha në krahun e PD, për të luftuar se në cilin vend ishte kapërcimin dhe bëja grafikun. Më rezulton që trendi është gjithmonë në rënie-ngritje. Këto zgjedhje kishin një frymë, dhe këto janë një produkt të një fryme. Kjo frymë lidhet me organizmin e PS dhe me revoltën e qytetarëve.
Pra vota më shumë se sa për PS, ishte kundër Berishës. Në këtë kuadër është e thjeshtë që ta paraqesësh me grafikë. Nuk po qëndroj në krahun e atyre që bënë “vjedhjen”, po qëndroj në krahun e atyre që kishin detyrë që të mbronin vjedhjen. Sepse i bien 35 mijë anëtarë të devotshëm, të PD që kanë lejuar këtë frymë që të bëhet kjo vjedhje.
Nëse do të pranojmë që fryma erdhi si prodhim i një mekanizmi të trenit bullgar, atëherë me këtë lëvizje që po bëhet me interesa të ngushta politike, po cenohet interesa e kësaj trupe, dhe kjo gjëja më e poshtër sepse ti praktikisht të gjithë fabulën e trenit bullgar po e bën mbi tradhtinë që po të bëjnë 30 mijë militantë dhe vëzhgues të tu”, tha analisti./abcnews.al