“Rinumërimi do i kthehet Berishës si boomerang”, Demalia: Asnjë shans që të përsëriten zgjedhjet

schedule13:38 - 10 Qershor, 2025

schedule 13:38 - 10 Qershor, 2025

Analisti Ilir Demalia, në një intervistë në “News Line” në ABC News u shpreh se Partia Demokratike ende nuk e kupton se ku është.

Sipas tij PD është një klan, një sekt që quhet “sekti i familjes Berisha”.

Ndërsa komentoi kërkesat për rinumërim, Demalia tha se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të përsëriten, ndërsa tha se qëllimi i vetëm i Berishës është të mbrojë veten.

“Le të numërohen është e drejta e atyre që e kërkojnë, por kam përshtypjen se do t’i kthehet në boomerang partisë demokratike. Rinumërimi i votave nuk mendoj se do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Nuk ka asnjë shans që të përmbyset rezultati. Por do shohim se ato që kanë qenë më të interesuar për rinumërim janë ato që kanë pasur luftën brenda llojit”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!