Rinovon dhe Napolin dhe ikën në Francë, formula e çuditshme e shitjes së Milik

schedule09:38 - 21 Janar, 2021

schedule 09:38 - 21 Janar, 2021

Tani është gjithçka e mbyllur. Arkadiusz Milik do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Olympique Marseille. Pas javësh negociata e bllokade nga ana e Napolit, më në fund është gjetur rruga e zgjidhjes dhe nga Italia raportojnë se sulmuesi sot zbarkon në Francë.

Pas vizitave mjekësore ai do të firmosë një kontratë në formën e huazimit me të detyrim blerje deri në fund të sezonit. Për të kryer këtë ai ka firmosur edhe një rinovim formal me Napolin, që kurrsesi nuk donte të hiqte dorë nga ai kundrejt një shifre të ulët parash.

Blerja e polakut do i kushtojë Marseille 9 milionë euro, plus 3 të therë në formë bonusesh, me Napolin, që mban edhe 20% të shumës së kartonit të tij të rast shitje nga Marseille. Kujtojmë që Milik këtë sezon ishte përjashtuar nga skuadra për shkak se nuk pranonte rinovimin. Kontrata aktuale pëfrundonte në verë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!