Rinovimi me PSG-në, gazetari italian i sigurt: Neymar firmos për 5 vite

schedule20:59 - 12 Prill, 2021

schedule 20:59 - 12 Prill, 2021

Neymar do të firmosë së shpejti kontratën e re me PSG, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026. Në marrëveshje do të përfshihet një bonus i madh për fitimin e Champions League.

Kjo është ajo që shkruan gazetari Fabrizio Romano, i cili citon edhe njerëz pranë brazilianit, të cilët thonë se “Neymar dëshiron të qëndrojë te PSG. Ai shikon se klubi po rritet dhe i pëlqen projekti”.

Neymar i ka nisur prej kohësh bisedimet me PSG-në për të rinovuar dhe në këto momente është e vështirë të largohet në një klub tjetër, pasi pretendimet e tij financiare janë të mëdha dhe në krahun tjetër edhe francezët duan një shumë të “majme” për kartonin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!