Rinovimi me Partizanin po mungon, Bruno Telushi drejt Qipros?

schedule14:36 - 30 Qershor, 2020

schedule 14:36 - 30 Qershor, 2020

Bruno Telushi është sot në ditën e fundit të kontratës së tij me skuadrën e Partizanit dhe bisedime për rinovim, nuk ka pasur ende. Mesfushori me shumë gjasa do të largohet nga Partizani dhe sot, ka qarkulluar edhe një lajm në mediat qipriote.

Sipas “Kerkida.net”, një përfaqësues i Telushit ka komunikuar me klubin e madh qipriot, Anorthosis, për të arritur një akord. Nga nesër, Telushi është lojtar i lirë, por zyrtarët e klubit të madh qipriot nuk kanë konfirmuar ende asgjë.

Telushi ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Partizanin, sidomos në sezonin e shkuar kur “Demat” u shpallën kampionë të Shqipërisë, nën urdhrat e Skënder Gegës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!