Agusti Benedito është një nga kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës. 56-vjeçari ka folur rreth së ardhmes së Leo Messit, simbolit të klubit katalanas.
Kapiteni ishte pranë largimit verën e kaluar, por klubi nuk e lejoi. Një gjë të tillë mund të bëjë në fundin e këtij sezoni, moment kur i përfundon edhe kontrata.
“Pleshti” del lojtar i lirë në verë dhe mund të vendosë vetë për të ardhmen e tij. Manchester City dhe PSG mbeten dy alternativat kryesore për të ardhmen e yllit argjentinas.
Benedito është shfaqur pesimist rreth mundësisë së qëndrimit të Messit te Barcelona. Sigurisht që vazhdimi i aventurës në “Camp Nou” nuk përjashtohet, por 33-vjeçari duhet të rinovojë me një rrogë më të ulët, duke parë krizën ekonomike që ka prekur katalanasit.
Ndryshe do të ndodhte te City ose PSG, klube që janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë futbollistit më të mirë në planet. /abcnews.al