Leo Messi dhe Barcelona mund të ndajnë rrugët më 1 korrik, ose edhe mund të nënshkruajnë një kontratë të re që me shumë mundësi do të ishte e fundit për sulmuesin argjentinas.
Mundo Deportivo shkruan se në Barcelonë ka zbarkuar Jorge Messi, babai i kapiteni të katalanasve, i cili është edhe menaxheri i Leos. Së shpejti pritet që ai edhe të bisedoje për rinovimin e kontratës.
Jorge Messi, sorpresa en el palco del Johan Cruyff. También está Rodrigo, hermano de Leo.
Pedri, con su familia, y Mingueza están viendo el filial en directo
Muchas personalidades hoy en el estadio
Todos aquí?????? https://t.co/q8iluwfg03
— Ferran Martínez (@martinezferran) April 18, 2021
Presidenti Joan Laporta është i bindur se Messi do ta pranojë propozimin e Barcelonës për të nënshkruar marrëveshjen e re. Intriguese është se me çfarë kushtet do të firmoste Leo, nisur nga fakti që disa klube janë gati ta mbulojnë në ar sulmuesin. /abcnews.al