Rinovimi me Ibran dhe 100 milionë euro për merkaton, Champions League mban peng Milanin

schedule09:19 - 5 Prill, 2021

schedule 09:19 - 5 Prill, 2021

Drejtuesit e Milanit kanë disa plane të mëdha për sezonin e ardhshëm, por gjithçka do të varet nga renditja përfundimtare në fund të sezonit. Nëse kuqezinjtë nuk arrijmë ta mbyllin kampionatin në një nga katër vendet e para, atëherë nuk do të jetë i njëjti investim.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, Milan pritet të shpenzojë rreth 100 milionë euro në merkato nëse sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions. Gjithashtu, parësore është edhe rinovimi me Zlatan Ibrahimovic, i cili ende konsiderohet si thelbësor për skuadrën.

Afrimi i një sulmuesi me peshë apo dhe blerja përfundimitare e Fikayo Tomorit janë disa objektiva të tjerë të bordit drejtues. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë verës, por si fillim duhet të presim se cila do të jetë renditja përfundimtare e Milanit këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!