Teksa Pedro shpreson të largohet nga Chelsea dhe të rikthehet te Barcelona, një tjetër lojtar i skuadrës së Lampard mendon ndryshe. Të dyve u përfundon kontrata në fund të sezonit, por Willian dëshiron të qëndrojë në Londër.
Braziliani rrëfen për Yahoo Sport se preferon të vazhdojë karrierën te Chelsea, ekip me të cilin aktivizohet prej vitit 2013. Agjenti i tij po punon për këtë çështje dhe anësori ofensiv është i përqendruar për të bërë sa më mirë në fushën e blertë.
“Dëshira ime është qëndrimi te Chelsea. Klubi më pëlqen dhe këtu ndihem si në shtëpinë time. Gjithsesi, për momentin, përpiqem të mos e mbaj mendjen te rinovimi, nuk dua të humbas përqendrimin. Agjenti im dhe klubi po bisedojnë, shpresoj të marr lajme pozitive sa më shpejt“, thekson 31-vjeçari Willian. /abcnews.al