Bayern Munchen insistoi shumë për shërbimet e tij, por Chelsea refuzoi çdo ofertë për Callum Hudson-Odoi. Sulmuesi i talentuar rinovoi datë 19 nëntor dhe do të vazhdojë të qëndroje te “Blutë e Londrës” deri në vitin 2024.
19-vjeçari tregon në një prononcim për calciomercato.com se Frank Lampard ka meritë të madhe për këtë rinovim. Biseda e bërë me trajnerin e mbushi plot besim dhe lojtari i kombëtares angleze vendosi të nënshkruante rinovimin e kontratës.
“Nuk mund ta zbuloj plotësisht atë që më tha Lampard përpara se të firmosja, por ma bëri të qartë se beson shumë tek unë. Më këshilloi që të punoja fort për t’u rritur dhe për t’u bërë një lojtar i madh. Mjaftoi një bisedë e vetme për të më bindur për rinovimin e kontratës“, përfundon sulmuesi. /abcnews.al