Rinovimi me Boateng: Te Bayerni nuk dorëzohen, ka një kusht për akordin

schedule23:36 - 5 Prill, 2021

schedule 23:36 - 5 Prill, 2021

Jerome Boateng është një nga lojtarët që ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munchen. Teksa është mbyllur çështja e rinovimit me David Alaba dhe austriaku po shqyrton ofertat e marra, ndryshon situata me qendërmbrojtësin gjerman.

Drejtuesit e Bayernit nuk janë dorëzuar në lidhje me rinovimin, por kanë një kusht. Sport1 raporton se së shpejti do të mbahet një takim final me agjentin e 32-vjeçarit, për të parë nëse ekziston mundësia e gjetjes së akordit të rinovimit.

Kushti i vetëm i Bayernit është ulja e rrogës sezonale. Boateng përfiton 250 mijë euro në javë, ndryshe rreth 12 milion euro në sezon. Nëse lojtari vendos të ulë fitimet e tij, kampionët e Gjermanisë do të zgjasin bashkëpunimin me të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!