David Alaba ka një kontratë me Bayern Munchen deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Rinovimi nuk po vjen dhe anësori i majtë nuk e përjashton largimin nga Bundesliga. Lojtari austriak zbulon dëshirën e tij në një prononcim për GQ, aty ku tregon se karriera e tij mund të vazhdojë përtej oqeanit.
“Ndihem shumë mirë në Mynih, por nuk e përjashtoj mundësinë e nisjes së një aventure të re në të ardhmen. Nuk e di kur mund të ndodhë, nuk kam ide për momentin. Jam i qartë që në botën e futbollit çdo gjë mund të ndryshojë shpejt.
Mund të provoj një aventurë në MLS (kampionati amerikan i futbollit), të shkoj të luaj në Austri ose të vijoj të qëndroj te Bayern Munchen. Të shohim se çfarë do të ndodhë“, përfundon 27-vjeçari i skuadrës bavareze. /abcnews.al