“Leo Messi do të rinovojë me Barcelonën për pesë vitet e ardhshme. Sapo të kthehet nga pushimet do të vijë firma në kontratën e re, teksa kapiteni ka pranuar të ulë rrogën në masën 50%“.
Katalanasja Sport konfirmoi akordin mes Joan Laportës dhe Jorge Messit, babait dhe agjentit të yllit argjentinas. Rreth kësaj çështje ka folur edhe presidenti i Barcelonës.
“Leo dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë për ta mbajtur këtu. Gjithçka ka shkuar mirë, po përpiqemi të zgjidhim çështje që janë të rëndësishme për të dyja palët.
E di që Leo dëshiron të qëndrojë dhe e vlerësoj shumë këtë fakt. Lojtari më i mirë në botë dëshiron të qëndrojë me ne dhe sigurisht që e vlerësoj shumë.
Gjithçka po ecën mirë. Çdo natë shoh ëndrra të ëmbla kur mendoj për Leo Messin. Shpresoj që të vazhdojnë“, deklaroi Laporta gjatë prezantimit të Emerson Royal. /abcnews.al