Largimin i Antonio Rudiger nga Chelsea ka lënë një boshllëk në skuadrën e bluve të Londrës.
Drejtuesit janë hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues, teksa kanë hedhur sytë nga Juventusi.
Në radarin e Thomas Tuchel ka përfunduar Matthijs de Ligt, ku rinovimi me Juventusin është në rrezik, pasi palët akoma nuk kanë gjetur marrëveshjen mes tyre, pasi problem mbetet paga e lojtarit.
Në këtë mënyrë Chelsea po studion me imtësi situatën e krijuar me holandezin, ndërsa nuk ka nguruar të bëjë edhe hapa kontretë drejt tij për të tentuar më pas edhe transferimin në Premier League.
Një largim i De Ligt nga “Allianz” ka shumë gjasa të ndodhi pasi me ardhjen e mundshme të Angel di Maria dhe Poul Pogba shanset e holandezit te “Zonja e Vjetër” ulen ndjeshëm.
70 milionë euro është pikërisht shifra që shtypi anglez tregon si i është propozuar nga Chelsea te Juve për De Ligt. Për buxhetin e Juventusit, do të ishte një frymëmarrje e rëndësishme, heqja qafe e pagës prej 12 milionë eurosh në thelb do të linte vend për operacionet e Pogba dhe Di Maria .
Holandezit i pëfundon kontrata në vitin 2024, por për momentin shqetësimi kryesor i klubit të Juventusit është ta bëjë pagën më të qëndrueshme, kontrata me vlerë 8 milionë euro, duke ulur ndjeshëm kostot për objektivi për të arritur deri në vitin 2026. Mbetet të presim për të mësuar të ardhmen e De Ligt. /f.a/abcnews.al