Analistja Brizida Gjikondi thotë se kryeministri Edi Rama, me fjalën e mbajtur të martën në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, iu dha pasiguri socialistëve dhe u kujtoi se herë pas herë i lëviz ujërat.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Rama, marrëdhënien e ka me historinë dhe këtë e ka sfidë personale.
“Fjalimi i Ramës dje, mua më dha të kuptoj që ai i jep edhe pasiguri atyre. I tregon që, Rama herë pas here i lëviz ujërat. Ia tregon atyre që ju jeni prej meje, jo për meritat tuaja. Përpiqet që edhe kryesuesit nëpër qarqe, t’i lëvizë që të mos ketë kapje të pushtetit të atyre zonave, e bën me kast, nuk e bën pa dashje. Aty ku ka merita, ai lëviz. Nuk do të që ketë stanjacion. Gjithmonë ua bën me dije që këto i keni nga PS dhe unë. Nuk kemi më mollë të kalbura në PS. Problemin më të madh e ka me moralin politik, sidomos me korrupsionin. Shikojmë një pemë që po kalbet. Mendoj që ai është dy kohë përpara me intuitën dhe ai e ka menduar që marrëdhënien e ka me historinë dhe e ka sfidë personale.
Në momentin që ata nuk mbajnë hapin e tij, i largon. Përveç të mirave, meritave që ka, është një lider tipik ballkanas. Shqipëria gjithmonë ka prodhuar liderë që e kanë udhëhequr vendin në mënyrë vertikale, jo horizontale. Mbas largimit të Ramës, kur të ndodhë, do të jetë tokë e djegur. Mbas një figure të rëndësishme, ka qenë e vështirë ta dublosh. Rreth tij, po të shikosh, të gjithë personazhet janë mediokre. Kjo nuk është edhe në vlerën e Ramës. Ne kemi mangësi të shtresës intelektuale. Rama është i vetëm në pasionin e tij”, theksoi ajo./abcnews.al