Manchester City është gati të bllokojë një nga xhevahirët e tij.
Sipas “Football Insider”, klubi anglez ka arritur në parim një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Phil Foden.
Talenti britanik do të nënshkruajë të paktën deri në vitin 2028, me një pagë prej 250 mijë paund në javë, e cila kap shifrat e afro 1 milion paund në muaj./ h.ll/abcnews.al