Rinovimet me yjet e ekipit, Bayern Munich bën lëvizjen e parë

schedule13:19 - 3 Prill, 2022

schedule 13:19 - 3 Prill, 2022

Bayern Munich duhet të rinovojë kontratat me disa lojtarë të rëndësishëm deri në përfundim të këtij sezoni.

Thomas Muller, Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer futen në vitin e fundit të marrëveshjes me bavarezët.

Në klub e kanë thënë shpesh se i kanë në plane dhe thjesht presin momentin e duhur për të nisur bisedimet.

Bild raporton se është hedhur hapur i parë dhe kanë nisur kontaktet me Muller, autori i 12 golave e 22 asisteve këtë sezon. / abcnews.al