Robert Lewandowski ka edhe 18 muaj kontratë me Bayern Munich dhe këta të fundit po mendojnë për të ardhmen. Ata duan rinovimin me polakun, ose në verë do ta shesin.
Ky është lajmi që raportohet nga Bild, ndërkohë që zbulohen edhe detaje të tjera në lidhje me propozimin e kampionëve të Gjermanisë.
Politikat e klubit janë të qarta dhe Bayern për lojtarët mbi 30 vjeç ofron vetëm një vit shtesë në kontratë.
Polakut i ofrohet ky opsion, rinovim deri në 2024 me të njëjtën pagë, por ka edhe një përjashtim. Bayern mund t’ia zgjatë kontratën deri në 2025, por me kusht që Lewa të pranojë ulje page. / abcnews.al