“Dua të fitoj çdo trofe të mundshëm me Bayernin”. Kështu u shpreh Alphonso Davies, talenti kanadez, menjëherë sapo rinovoi kontratën me bavarezët, që do e mbajë në Mynih deri në vitin 2025.
Davies ka bërë ndeshje shumë të mira këtë sezon dhe konsiderohet si një ndër zbulimet më të mëdha. Kanadezi, me kontratën e re, do të përfitojë plot 10 milion euro në vit, si dhe shihet si një pjesë shumë e rëndësishme e projektit të klubit.
LEXO EDHE: Rinovim fantastik te Bayern, drejtuesit bavarezë bindin 19 vjeçarin
“Jam shumë i lumtur. Bayern është një ndër klubet më të mira në botë dhe për mua, është një ëndërr e bërë realitet të luaj këtu. Jam ndier i lumtur që në ditën e parë kur kam ardhur këtu. Dua të fitoj çdo trofe të mundshëm me Bayern Munchen”, u shpreh anësori kanadez për faqen zyrtare të klubit./abcnews.al
?️ @AlphonsoDavies “I am very happy. #FCBayern is one of the best clubs in the world, and for me it’s a dream come true to play here. I felt happy from day one. I want to win as many titles as possible with this club.” #Davies2025 ✌?✌? pic.twitter.com/PgzLOLJAMm
— FC Bayern English (@FCBayernEN) April 20, 2020