Është vetëm 19 vjeç, nga një shtet që nuk njihet për futbollistë të mëdhenj si Kanadaja, por Alphonso Davies i ka mahnitur të gjithë këtë sezon. Mëngjarashi u konvertua si mbrojtës i majtë nga trajneri Flick dhe ka fluturuar.
Paraqitjet fantastike të Davies në Bundesliga, por dhe në Champions League, kanë detyruar drejtuesit bavarezë që t’i rinovojnë kontratën. Kontrata e re do e mbajë 19 vjeçarin në Mynih deri në vitin 2025.
Edhe rroga e Davies, është rritur ndjeshëm, pasi kanadezi do të përfitojë plot 10 milion euro në sezon. Një talent që premton shumë për të ardhmen dhe Bayerni ka siguruar një firmë tepër të rëndësishme./abcnews.al
#FCBayern and @AlphonsoDavies
extend contract until 2025 ✍️ℹ️ https://t.co/Dx6qr3vxhC#Davies2025 ✌?✌?
— FC Bayern English (@FCBayernEN) April 20, 2020