Rinovim banesash me eficencë energjie/ Drafti hidhet për konsultim: Kush rindërton përmbush kriterin

schedule14:50 - 4 Nëntor, 2024

schedule 14:50 - 4 Nëntor, 2024

Të gjitha banesat që do të rinovohen ose do të ndërtohen të reja do të duhet të zbatojnë disa kritere që lidhen me efiçensën e enrgjitike duke synuar mbrojtjen e mjedisit por edhe uljen e konsumit të energjisë.

Draftligji është hedhur për konsultim dhe parashikon një plan kombëtar për rinovimin e ndërtesave, duke synuar transformimin e tyre në një stok me performancë të lartë energjetike deri në vitin 2050.Ndërtesat që do i nënshtrohen rinovimit të konsiderueshëm duhet të përmbushin kërkesat minimale të performancës energjetike.

Elementët ndërtimore që riparohen ose zëvendësohen duhet të respektojnë këto kërkesa për aq sa është e mundur teknikisht dhe ekonomikisht.Po ashtu një tjetër element i rëndësishëm është fakti që prej vitit  2026, të gjitha ndërtesat e reja duhet të projektohen për të shfrytëzuar energjinë diellore në bazë të rrezatimit diellor të zonës dhe për të mundësuar instalimin e teknologjive diellore me kosto efektive. Po ashtu parashikohet që të gjitha godinat e reja duhet të jenë pa emetime nga viti 2028 dhe ato publike nga viti 2030.

Për të nxitur këto investime qeveria ka parashikuar edhe skema mbështetëse .Në draft parashikohet që nga viti 2026, të gjitha ndërtesat që ofrohen për shitje ose me qira duhet të kenë certifikatën e performancës energjetike, e cila duhet të shpallet në reklamat përkatëse.

Në kuadër të plotësimit për tu integruar në Bashkimin Europian, Shqipëria ka  si detyrim edhe përshtatjen e legjislacionit në fushën e performacës së energjisë në ndërtesa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!