Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të [remte ka biseduar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiç, për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe për sitautën me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Lajçak përmes një njoftimi në Twitter, shkruan se bisedat me politikanët kanë qenë të frytshme.
“Kam vazhduar diskutimet me liderët politikë në rajon. Kam folur me kryeministrin në detyrë, Albin kurtin dhe Goran Rakiqin. Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut, dhe përgjigjes ndaj COVID-19 dhe ndihmesave të Bashkimit Evropian”, shkruan Lajçak.
Gjithashtu Lajçak ka biseduar gjithashtu edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Hazirin,, dhe kreun e NISMA’s, Fatmir Limajn. /abcnews.al

