Dita e hënë ka nisur me tensione në veri të Kosovës që në orët e para.
Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku e cila që ndodhet momentalisht në Zveçan, raporton se policia ka hedhur gaz lotsjellës te dera e komunës.
Nga pamjet shihet se ka nisur grumbullimi i qytetarëve serbë, ndërsa policia e Kosovës dhe KFOR janë në gatishmëri.
Nga sot po ashtu pritet që nxënësit serbë të bojkotojnë shkollën, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e djeshme tha se i druhet një konflikti të madh. r.t/abcnews.al