Rikthehet tensioni SHBA-Iran, gjenerali Hossein Salami: Do shkatërrojmë çdo forcë amerikane

schedule06:30 - 24 Prill, 2020

schedule 06:30 - 24 Prill, 2020

Udhëheqësi i Trupës së Gardës Revolucionare Islamike, ka premtuar përgjigje dërrmuese ndaj çdo sulmi ushtarak amerikan në Gji, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me goditje dhe shkatërrim anijet iraniane.

Zyrtarët iranianë akuzuan Trump për ngacmim dhe thanë se ai do duhej të fokusohej në kujdesin ndaj ushtarëve amerikanë të infektuar me koronavirus sesa të bëjë kërcënime.

“Unë kam urdhëruar forcat tona detare të shkatërrojnë çdo forcë terroriste amerikane në Gjirin Persik që kërcënojnë sigurinë e anijeve ushtarake ose jo-ushtarake të Iranit. Siguria e Gjirit Persik është pjesë e përparësive strategjike të Iranit”, tha gjenerali Hossein Salami për TV kombëtar.

Presidenti amerikan të mërkurën postoi në Tëitter duke thënë se ai kishte autorizuar Marinën e SHBA në rajon të sulmojë çdo anije të shpejtë iraniane që merrte pasuri ushtarake amerikane, kjo pas një takimi javën e kaluar midis dy forcave në Gjirin Persik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!