Rinis Kuvendi/ Humbi në zgjedhje, Berisha tenton të prishë seancën. PD kthehet si humbëse

schedule12:05 - 29 Maj, 2025

schedule 12:05 - 29 Maj, 2025

TIRANË- Deputetët u rikthyen këtë të enjte në parlament pas dy muajsh mungesë përshkak të fushatës elektorale. Por shumë prej tyre, përkatësisht 45 nga mazhoranca dhe 34 nga opozita,  këto do të jenë javet e fundit si ligjvënës, pasi një pjesë e tyre nuk arriten te siguronin mandatin përshkak të rezultatit që moren në zgjedhje e të tjerë nuk u rikandiduan.

Të parët që mbërritën ishin socialistët. Në kuvend nuk do jenë më por kontributin për partinë thonë se do e vazhdojnë, teksa nuk përjashtojnë edhe mundesinë për tu rikthyer në profesionet e tyre.

Demokratët, u rikthyen aty ku e lanë, në opozitë. Lista e deputetëve që mbeten jashte parlamentit është e gjatë, dhe jo vetëm përshkak të disfatës së partisë në zgjedhje por edhe moskandidatimit nga Sali Berisha, të cilit i atribuojnë edhe situatën në të cilën ndodhet opozita sot.

As bashkëpunimi i Dashamir Shehit dhe Enkelejt Alibeajt nuk mjaftoi për ti futur në kuvend, ndërsa Monika Kryemadhi, keqardhjen më të madhe e ka për ish bashkëshortin, për ti cilin fitorja do të thontë edhe liri.

Sali Berisha dhe besnikët e tij u rikthyen me të njëjtën strategji. Kryedemokrati e përdori foltoren për të justifikuar humbjen në zgjedhje, pasi për të, fajtorët, janë të gjithë përvec tij.

Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura.Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër.

Por kjo tentativë e demokratëve nuk e pengoi mazhorancën që të miratonte kalendarin e punimeve të parlamentit për 5 javët e fundit të kësaj legjislature.

Përgjatë ketyre seancave do të raportojnë institucionet e pavarura dhe pritet të miratohen një sërë projekligjesh që përafrojnë legjislacionin shqiptar me atë të bashkimit europian, e që kanë të bëjnë me sektorin e bujqesisë, energjisë, shtetit të së drejtës, sigurisë dhe pronave. Në korrik, parlamenti mbyll siparin e kësaj legjislature, për ti hapur rrugën në shtator, deputetëve të rinj, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!