Rinis dialogu me Serbinë, të enjten mblidhet Kuvendi i Kosovës

schedule12:36 - 21 Shkurt, 2022

schedule 12:36 - 21 Shkurt, 2022

Më 24 shkurt Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare.

Në seancë pritet të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Ndërsa, në seancë do të diskutohet edhe për ratifikimin e marrëveshjeve për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë dhe për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore.

Kusari ka thënë se në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i dytë të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtijen e banesave, shqyrtimi i parë i projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, shqyrtim i parë i projekt-kodit civil dhe formimi i një komisioni adhok, për përzgjedhjen e një kandidati për bordin e RTK-së nga radhët e komuniteteve të tjera jo shumicë.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka thënë se qeveria duhet të qartësojë raportin e saj në dialogun me Serbinë./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!