Kanë rinisur punimet në By pass-in e Fierit. Ai do të jetë 22 km i gjatë dhe do të shkurtojë distancën nga Mbrostari në Levan, aty ku nisin autostradat Levan – Vlorë dhe Levan Tepelenë.
Pas dy vitesh heshtje dhe braktisje, po dëgjohen sërish zhurmat e kamionëve. Gjurma e by pass-it të Fierit nga Mbrostari në Levan është mbushur me mjete të rënda dhe punonjës.
Kjo është rinisja e tretë, pas po aq ndalesave. Këto të fundit sollën telashe, jo vetëm për ish nënkontraktorët e projektit, por edhe banoret e zonave përgjatë by pass-it
By pass-i u Fierit është i gjatë 22 km dhe shkurton distancën nga Mbrostari në Levan, aty ku nisin autostradat Levan Vlorë dhe Levan Tepelenë.
Punimet për këtë projekt nisi në vitin 2013 dhe parashikohej të përfundonin në vitin 2016.
Largimi i Serenisimas dy vite më parë la pezull punimet dhe nënkontraktorët pa paguar. Shkak u bë pamjaftueshmëria e fondeve financiare që ishin destinuar për projektin.
Në total për by pass in e Fierit u vunë në dispozocion 60 milljonë euro nga të cilat 45 miljonë janë shpenzuar për punimet e deritanishme.
Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci
/abcnews.al