Rini e “djegur” për pak seks, në këtë vend s’mund të hysh në hotel pa treguar çertifikatën e martesës

schedule12:12 - 19 Janar, 2022

schedule 12:12 - 19 Janar, 2022

 The Economist

Pandemia ka ulur me 80% numrin e turistëve në Marok, madje situata është përkeqësuar edhe më shumë pasi vendi ka ndaluar seksin para martesës. Pra ti nuk mund të hysh në hotel pa treguar çertifikatën e martesës.

Çiftet që janë të pamartuara  dhe shkojnë në hotel dënohen me një vit burg sipas nenit 490 të kodit penal. Çdo javë policia kontrollon të dhënat e hotelit për të zbatuar ligjin. Recepsionistët e kthyer në detektivë privatë kërkojnë verifikimin e certifikatave të martesës përpara se të dorëzojnë çelësat, shkruan abcnews.al

“Unë marr shumë telefonata nga çifte të pamartuara që duan të qëndrojnë në hotel,” thotë Meryem Zniber, e cila menaxhon një vendpushim në malet Rif. “Kapaciteti i hotelit tim mund të jetë 100% nëse qeveria heq këtë ligj, tha ajo.

Shpresat për ndryshim u rritën pasi partia islamike që drejtonte qeverinë u rrëzua në zgjedhjet e shtatorit, duke humbur 90% të vendeve të saj. Për një dekadë, udhëheqësit e saj kishin eleminuar çdo politikë të cilësuar si haram, ose në kundërshtim me ligjin islamik. Aziz Akhannouch, kryeministri i ri, duket më liberal. Sipas një deklarate, ai tha se do të rishikonte të gjithë kodin penal.

Por ai ka lënë jashtë koalicionit të vetmen parti që kërkon publikisht shfuqizimin e nenit 490. Ministria e Brendshme është një pengesë e madhe. “Ata kanë frikë se hotelet  mund të kthehen në shtëpi publike”, tha një ish-ministër.

Për disa të tjerë shqetësimi kryesor është monetar: zyrtarët nuk duan të humbasin ryshfetet që marrin nga hotelet dhe çiftet e pamartuara.

Uebsajtet e udhëtimeve kanë sugjeruar disa zgjidhje. Njëri propozon vendosjen e  një unazë martese. “Kjo ofertë mund të ketë një peshë,” shton ai. Një tjetër sugjeron “metodën me dy dhoma:  Por të tjerët janë lodhur nga shpenzimet dhe hipokrizia. Fushatat me hashtag-“Dashuria nuk është krim” dhe “Stop490” kanë vazhduar të shtohen çdo ditë e më shumë.

Konservatorët u kanë bëjnë thirrje të rinjve të respektojnë traditën. Të rinjtë janë kundërpërgjigjur duke treguar se ly ligj ishte miratuar fillimisht nga Franca në vitin 1953, afër fundit të epokës koloniale. Duke theksuar se ka shumë vende myslimane të cilat po heqin dorë nga tradita të tilla, raporton abcnews.al

Emiratet e Bashkuara Arabe dekriminalizuan seksin jashtëmartesor një vit më parë. Tashmë  hotelet në Arabi nuk kërkojnë më çertifikatat e martesës. Fushata më e fundit e hashtagut të Marokut është “Vote4Love”,( votoni për dashurinë).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!