Ringjallet Teuta, autogoli i Bakajt fundos edhe më shumë Dinamon

schedule18:40 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 18:40 - 7 Dhjetor, 2021

Teuta rikthehet të fitorja pas pesë ndeshjesh dhe barazohet për momentin me pikë me Vllazninë e vendit të tretë, që nesër përballet me Partizanin në “Loro Boriçi”.

Durrsakët kanë zhytur Dinamon në krizë. Dueli i luajtur sot në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 0-1 dhe ishte një gabim i portierit Bakaj që vendosi fatet e ndeshjes.

Portieri, i cili në pjesën e parë u bë disa herë shpëtimtar, grushtoi në mënyrë të gabuar pas një goditjeje këndi dhe topi përfundoi në rrjetë.

Dinamo u mundua të barazonte dhe rrezikoi në fund me mbrojtësin Sofranas, por nuk ia doli të shënonte. Kështu Teuta mori pikët e plota dhe te 18 herë kampionët e vendit situata rëndohet edhe më shumë. / abcnews.al