Rindizet lufta Armeni-Azerbajxhan, shumë të vdekur në kufi

schedule14:45 - 16 Nëntor, 2021

schedule 14:45 - 16 Nëntor, 2021

Është rindezur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, një vit pas shpalljes së armëpushimit me ndërmjetësimin e Rusisë pasi azerët rimorën kontrollin në rajonin e Nagorni Karabakhut.

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se përplasja e armatosur ka ndodhur në rajonin e Siyunikut dhe ka një numër të madh të vdekurish prej ushtarëve të tyre.

“Konfirmohet humbja e jetës së dy ushtarëve, ndërsa po vijon puna për të verifikuar edhe informacionet për dëme të tjera të pësuara. Kemi humbur dy pozicione ushtarake deri më tani. Për shkak të reagimeve tona u kemi shkaktaur dëme të mëdha armikut”, bën me dije Ministria e Mbrojtes së Armenisë, ndërsa nga raportimet e mediave bëhet fjalët për 15 ushtarë të vdekur dhe 7 të kapur rob.

Pas marrjes së kontrollit në Nagorni Karabakh, azerët po tentojnë të rivendosin kufirin siç ka qenë më parë me Armëninë duke sjellë në konflikte të tilla, raporton abcnews.al. Ministria e Mbrojtjes i ka quajtur provokime të Armenisë këto veprime, të cilat sipas tyre po marrin përgjigjen e duhur nga ushtria.

Gjatë javëve të fundit, ushtria azere ka marrë disa pozicione të armenëve në zonën kufitare mes tyre duke pretenduar se ato ishin të jashtëligjshme.

Nagorni Karabakh, territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit ka qenë e banuar kryesisht nga armenët. Në 1994 ky territor u pushtua nga Armenia dhe u administrua deri në dhjetor 2020, moment kur Azerbajxhani e rimori kontrollin pas luftës 44 ditore ku u shkatërrua tërësisht ushtria armene. Futja e paqeruajtësve rusë duket sikur i uli gjakrat, por tashmë konflikti është rindezur. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!