Kryeministri Edi Rama i ka dhënë sot një përgjigje të gjithë spekulimeve për fondet e BE për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit duke theksuar se ato administrohen nga vetë donatorët.
“Fondet e donatorëve i administrojnë vetë donatorët. Këshilli Evropian me një strukturë të posaçme UNOPS do të administrojë nga pikëpamja tekniko-financiare të gjithë programet e rindërtimit ë trashëgimisë dhe shkollave. Administrimi i taksave të evropianëve është përgjegjësi e vetëm e tyre. Kush thotë se kush i vodhi paratë, ku shkuan paratë, duhet të hapi mendjen për të dëgjuar këtë të vërtetë. Të gjitha fondet administrohen prej tyre.
Rama e quajti programin e BE për rimëkëmbjen e monumenteve kulturore nga dëmet e 26 nëntorit një potencial zhvillimi ekonomik dhe social. Ky program që do të financohet për të ndërhyrë në monumentet kulturore. Janë pika brenda zonës së prekur nga tërmeti që me këtë ndërhyrje nuk do të shpëtohen në pikëpamje të strukturës së dëmtuar që do të vihet në vend por do të rilindin me shumë më tepër potencial zhvillimi, ekonomik dhe social. Në vitin 2018 KE vendosi që të gjithë harkun e atij viti ta përfshinte nën ombrellën e trashëgimisë kulturore. Dhe nëse e shohim në mënyrë të përgjithshme efektet e investimeve të atij viti në apsketin e ekonomisë shohin se si këto të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Mund të shohësh një vend të bukur dhe të pasur, por një vend të shëmtuar dhe të varfër nuk e gjen dot.
Kreu i qeverisë iu përgjigj akuzave të opozitës dhe presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar duke theksuar se ata e përdorin këtë objekt për të sulmuar “talebanët” që janë në qeveri, ndërkohë që asnjëherë nuk kanë vënë dorë në asnjë monument kulture.
Ata e përdorin teatrin kombëtar për të sulmuar talebanët që janë në qeveri. Deri dje nuk vunë dorë në asnjë monument kulture dhe nuk prekën asnjë metër katrorë pluhur për ta pastruar nga gjithë shtresa e pluhurit që kishte rënë në këtë thesar. Nëse do shohim listën për të shpëtuar monumente që ishin pranë asgjësimit është e gjatë. Ky program që ne startojmë sot është xhevahiri më i çmuar dhe bën një hap shumë të madh në këtë drejtim. Nuk bëhet fjalë thjesht për restaurim por për të ndërtuar një sistem jetëzimi të kalave në zonën rreth tyre dhe qasje ndaj vizitorëve në nivel tjetër duke përfshirë edhe gudidat digjitale. Jam i bindur që falë këtij programi do kemi një impakt të madh ekonomik për të pasur këtu më shumë turistë. vizitorë, konsum dhe për gjeneratën tjetër që janë objekt i pjesës tjetër të vëmendjes së BE. Shkollat e reja të BE nisin në ditët e ardhshme. Do të rindërtohen nga themelet dhe së bashku kemi totalin e shkollave të dëmtuar që do të rilindin nga e para me standarte të tjera”, tha Rama. / mv abcnews.al