“Rindërtimi, një punë e kryer me sukses”, Sako: Përfundon në vitin 2024

schedule17:35 - 21 Prill, 2023

schedule 17:35 - 21 Prill, 2023

Procesi i rindërtimit në qytetin e Durrësit do të përfundojë në vitin 2024.

Kështu u shpreh në një intervistë për ABC News, kryebashkiakja e qytetit bregdetar, Emiriana Sako.

Sipas Sakos, janë ndërtuar 744 apartamente e shtëpi dhe kanë përfunduar 18 godina arsimore.

“Përsa i takon programit të rindërtimit, është një program ku ne kemi një bilanc shumë të madh. Nëse do të flasim me shifra, kemi realizuar rreth 744 apartamente dhe shtëpi në qytetin e Durrësit. Pra, janë të përfunduara ku njerëzit jetojnë brenda këtyre shtëpive. Kemi përfunduar 18 godina arsimore, kemi bërë të mundur ndërrimin e plotë të flotës së pastrimit të qytetit, duke bërë blrje me buxhetin e bashkisë të mjeteve të reja për të pasur një Durrës më të pastër.

Kemi ndërruar koshat në qytetin e Durrësit, kemi vendosur 700 kosha me konceptin e diferencimit. Kemi ndriçuar 14 rrugë në qytet, në qendër të qytetit dhe në zonën e Shkozetit e plazhit. Kemi bërë rreth 50 akse infrastrukture rrugore. Parashikojmë që ta përfundojmë në vitin 2024. Gjysma e këtij viti, ne jemi ende në proces, janë zgjedhjet, por do të shërbejë gjysma e këtij viti ku ndodhemi dhe viti tjetër do të jetë i plotë për të përfunduar programin”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!