Një 30-vjeçar është proceduar penalisht , pasi tentoi të kalonte në Rina 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore.
Gjatë kontrollit të detajuar që i është bërë shtetasit malazez, paratë i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës
Shërbimet e Policisë Kufitare sekuestruan shumën e parave, ndërsa malazeze u procedua për veprën penale, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al