Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një kinez për shkak të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë. Gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup 43 vjeçarit me iniciale J. L. i janë sekuestruar 80 mijë euro, 2900 jen kinez, si dhe 76.000 lekë, ndërsa në bagazhet e dorës ju gjetën edhe 9 steka me paketa cigaresh pa pullë fiskale.
Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Degën e Doganës, kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta në pasagjerët e linjave ajrore me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë vitit 2018 janë evidentuar dhe goditur 13 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.