Rina Balaj ka tërhequr së fundmi vëmendjen me pozat atraktive që ka publikuar. Ylli i muzikës ka ndarë me më shumë se 350 mijë ndjekësit e saj në Instagram, një fotografi nga shtrati. E veshur me rroba të brendshme me ngjyrë të kuqe, Rina nuk ka hezituar të ekspozojë format perfekte trupore.
“Buzëkuq i kuq, petale trëndafili, zemërthyer. Unë isha Marilyn Monroe e tij”, ka shkruar Rina krah fotos. Kjo vjen vetëm pak kohë pasi këngëtarja konfirmoi se është ndarë nga Sin Boy. Ku u pyet në lidhje me këtë, autorja e shumë hiteve tha: “Po, është e vërtetë që jemi distancuar.
Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë,”, u shpreh mes të tjerash Rina.