Rina Balaj merr dhuratën e këndshme nga Sin Boy për Krishtlindje

schedule15:18 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 15:18 - 17 Dhjetor, 2020

Rina Balaj dhe Sin Boy janë një ndër çiftet më të dashura të showbizzit shqiptar. Prej kohësh ata kanë nisur bashkëjetesën dhe janë bërë thuajse të pandarë. Shpeshherë ndajnë me ndjekësit momente të veçanta në rrjete sociale, ku nuk kursejnë as dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Së fundmi, autorja e hitit “Ideal” ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga partneri i saj për këtë fundvit. Reperja ka publikuar një video në rrjete sociale, ku dëgjohet biseda mes tyre, ndërsa Sin Boy thotë me humor se dhuratën e ka sjell Babagjyshi.

https://streamable.com/qto4fx

“Ai më solli një iPhone 12 si dhuratë Krishtlindjesh dhe po përpiqej të më bindte se e solli babagjyshi.”, ka shkruar reperja me humor. Kujtojmë që kënga e parë që bëri bashkë dyshen ishte “Gigi” që u prit shumë mirë nga publiku. Prej asaj kohe, ata kanë sjellë disa duete të tjera së bashku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!