Rina Balaj është padyshim një ndër artistet më të suksesshme shqiptare. Reperja nga Kosova po shijon prej kohësh tashmë lidhjen e dashurisë me Sin Boy, me të cilin ndan shpesh momente nga përditshmëria e tyre në rrjete sociale. Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar deri në detaje, dhe kjo ka bërë që shumë ndjekës të saj të mendojnë se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.
Reperja ka vendosur t’ju përgjigjet njëherë e mirë këtyre akuzave përmes një postimi në rrjete sociale. “Ditët e fundit kam marrë shumë mesazhe për shkëlqimin tim. Faleminderit për mesazhet e sjellshme dhe të bukura…më bëni të ndihem e bukur kur më dërgoni këto mesazhe pozitive.
Gjithashtu, dua të theksoj se shkëlqimi im nuk ka të bërë me fillers ose me botoks apo çdo gjë tjetër që nuk është natyrale. Jam e gjitha vetmja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!”, thekson ajo.
Ndërkohë, kujtojmë që Rina është kritikuar së fundmi dhe për këngën Bad Rosita. Ndjekësit e saj shprehen se tematika që trajton dhe disa pjesë të klipit janë të ngjashme me të këngës së famshme të Rihannës, Te Amo. Por reperja reagoi duke thënë se dhe pse këngët mund të kenë ngjashmëri, Bad Rosita është një krijim i saj origjinal. /abcnews.al