Rina Balaj është një ndër reperet më të suksesshme në industrinë e muzikës shqiptare. Rina është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto nga përditshmëria e saj. Reperja ka tërhequr vëmendjen për eksperimentet e shumta që bën në pamje.
Ndërkohë që së fundmi ka tërhequr vëmendjen me një tjetër ndryshim drastik. Ajo ka postuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet me flokët e lyera ngjyrë portokalli. “Kjo ngjyrë më bën të lumtur”, ka shkruar Rina.
Përsa i përket muzikës, kujtojmë që reperja publikoi pak muaj më parë “Fallin in love”, një bashkëpunim me partnerin e saj, Sin Boy. Dyshja u bë bashkë për herë të parë me “Gigi”, një ndër këngët më të suksesshme dhe më të dëgjuara, që tejkaloi dhe kufijtë shqiptarë. /abcnews.al/