Rimorkiatori mbytet pas përplasjes me anijen në kanalin e Suezit, zhduket ekuipazhi prej 7 anëtarësh

schedule18:49 - 5 Gusht, 2023

schedule 18:49 - 5 Gusht, 2023

Një rimorkiator u mbyt në Kanalin e Suezit pasi u përplas me një transportues gazi LPG me flamur të Koresë së Jugut, tha sot autoriteti menaxhues i kanalit.

Në njoftim nuk saktësohet nëse ka probleme në funksionimin e kanalit që nga fundosja e rimorkiatorit.

Shtatë persona ishin në bordin e rimorkiatorit Fahd, tha në një deklaratë shefi i autoritetit të kanalit Osama Rabieh, duke shtuar se po zhvillohen operacione kërkim – shpëtimi.

Rabier tha se përplasja ndodhi ndërsa cisterna LPG “Chinagas Legend” ishte në zonën e Ballah, duke u nisur nga jugu në udhëtimin e saj nga Singapori në Shtetet e Bashkuara.

“Cisterna aktualisht është ndaluar dhe do të qëndrojë në Portin Said derisa të përfundojnë procedurat në lidhje me aksidentin”, tha Rabiet.

Cisterna e gazit të lëngshëm “Chinagas Legend” ka një gjatësi 230 metra, gjerësi 36 metra dhe peshon 52 mijë tonë dhe aktualisht është në pritje në Port Said deri në përfundimin e procedurave lidhur me aksidentin. Ekipi i shpëtimit i Autoritetit të Kanalit të Suezit po punon për të shpëtuar shtatë anëtarët e ekuipazhit të rimorkiatorit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!