Rimëkëmbet lehtë tregtia/ INSTAT: Gjatë muajit maj ndikoi eksporti i energjisë elektrike

schedule15:09 - 18 Qershor, 2024

schedule 15:09 - 18 Qershor, 2024

Eksportet “Made in” Albania kanë vijuar të kenë një rimëkëmbje të lehtë gjatë majit.Statistikat e INSTAT tregojnë se gjatë muajit të kaluar tregtia me jashtë ka arritur vlerën 35 miliardë lekë.

Kjo ecuri është ndikuar direkt nga ecuria pozitive e prodhimit të energjisë në vend. Ndryshe nga vitet e tjera Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shitur energji si pasojë e nivelit të kënaqshëm të ujit në kaskadën e Drinit.

Në këtë mënyrë pozitivisht ka ndikuar grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 0,4%.Ndërkohë nëngrupi tekstile dhe këpucë ka vijuar që të ketë një ulje të nivelit të eksporteve e ndikuar nga monedha europiane e cila mbetet në kuotat më të ulëta të regjistruara së fundmi.

Po ashtu me ulje mbeten edhe nwngrupet “Ushqime, pije, duhan si dhe produktet produkte kimike dhe plastike. Shqipëria eksporton kryesisht ne vendet europiane.

Por gjatë muajit maj vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2023 janë Kina,maqedonia e Veriut dhe Kosova. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia, Greqia dhe Gjermania ./abcnews.al