“Rimëkëmben” valutat e huaja/ I rikthehen rritjes, një euro këmbehet me 101 lekë

schedule14:05 - 24 Korrik, 2023

schedule 14:05 - 24 Korrik, 2023

Pasi prekën nivelet më të ulëta javën e kaluar, valutat i janë rikthyer rritjes këtë javë. Monedha europiane këmbehet sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për 101 lekë të hënën.

Në raport me ditën e premte rritja është e papërfillshme me vetëm 0.1 pikë, duke qëndruar sërish në kuotat më të ulëta historike në tregun e këmbimit valutor vendas.

Edhe dollari amerikan ka bërë kthesë duke rifituar pikë ndaj lekut. Ai u ngjit të hënën në nivelin e 91.9 lekëve, por humbjet kanë qenë të mëdha për dollarin përgjatë pjesës së parë të vitit. Në raport me fillimin e janarit, valuta është zhvlerësuar me 20.6 pikë kundrejt lekut.

Paundi britanik po ashtu ka ndjekur të njëjtin trend në rritje këtë fillim jave dhe këmbehet për 117 lekë. Megjithatë prej fillimit të vitit sterlina është nënçmuar me më shumë se 13 lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!