Oliver Giroud ka filluar të luajë dhe të shënojë gola. Sulmuesi francez realizoi golin e parë në fitoren 3-1 që arriti Chelsea kundër Manchester United në gjysmëfinalen e FA Cup.
Ekipi i Frank Lampard do të diskutojë trofeun e madh kundër Arsenalit, në një finale londineze që do të luhet në datë 1 gusht (ora 16:00) në mitikun “Wembley”.
Giroud do të përballet kundër së kaluarës. 33-vjeçari ishte për gjashtë sezone pjesë e Arsenal përpara se të transferohej te Chelsea janarin e vitit 2018.
“Tani duhet të përqendrohemi në kampionat, sepse duam të mbyllim sezonin në vend të tretë. Sigurisht që duam të fitojmë edhe FA Cup.
Finalja ndaj Arsenalit? I kam thënë shokëve të skuadrës që e dua këtë trofe, do të ishte i pesti për mua. Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, por s’e vras mendjen, thjesht dua të fitoj kupën“, deklaron Giroud për BBC. /abcnews.al