“Rilindasit nuk më nxjerrin dot nga politika”, Meta: Dal përballë jush, jam dëborë i bardhë me të kaluarën

schedule22:27 - 6 Shtator, 2022

schedule 22:27 - 6 Shtator, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar mazhorancën se nuk do të arrijë ta nxjerrë nga skena politike e vendit. Nga studio e emisionit “Log.”, në Abc me gazetarin Endri Xhafo, Meta theksoi se do “ta përzërë qeverinë” në bashkëpunim me popullin shqiptar.

Ai deklaroi dhe një herë se është i pastër si dëbora për sa i përket akuzave se ka qenë agjent i ish-sigurimit të shtetit.

Meta: Rilindasit jo vetëm që nuk më nxjerrin dot nga politika, por unë me gjithë popullin shqiptar do t’i përzë sepse janë banditë. Situata psiqike është kaq e rëndë sa që ne shkojmë në veprime të tilla se si do gjejmë një mënyrë të krijojmë idenë se do heqim këtë apo atë, ky është fundi.

Populli shqiptar duhet t’i hedhë një herë e përgjithmonë në koshin e plehrave dhe këta duhet të përgjigjen edhe për krimet e prindërve të tyre. Mbase ngaqë nuk u përgjigjën prindërit e tyre siç duhet këta akuzojnë dhe bëjnë këto lojëra pas 32 vitesh.

Alibali: Unë mendoj se Meta ka bërë një akt të duhur dhe çështja do të përfundojë në Gjykatë. Ajo që të bën përshtypje është fakti që veprimi që është bërë në një moment të caktuar diskrediton qëllimin e vërtetë për pastrimin e administratës publike nga ish-agjentët e sigurimit të shtetit. Gjatë këtyre 30 viteve  majta dhe e djathta kanë pasur qëndrime të ndryshme. E djathta ka qenë spastrim dhe hapje e plotë të dosjeve, ndërsa e majta ka qenë që “jo, në mënyrë të kujdesshme të hapen dosjet.”

Meta: Unë dal këtu përballë jush, dal përballë kujtdo. Ai që kam qenë, jam dhe do jem. E them dhe një herë, jam dëborë e bardhë me të kaluarën time. Kur këta i bëjnë këto veprime ndaj një ish-presidenti, shkelin çdo ligj dhe normë, me e-mail anonim, edhe një procedurë administrative nuk mund të jetë e ligjshme në bazë të anonimatit. Fakti që bëjnë politikë duke bërë lojëra të tilla do të thotë që politika e tyre ka mbaruar.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!