Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rilind” Fakulteti i Studimeve Profesionale në Durrës/ Rama: I shërben 1700 studentëve

schedule08:08 - 3 Mars, 2026

schedule 08:08 - 3 Mars, 2026

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, duke e cilësuar atë si një investim të rëndësishëm të Ministrisë së Arsimit që forcon infrastrukturën akademike në vend.

Sipas tij, godina e re kompleton mjediset universitare me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente të tjera funksionale, të cilat do të jenë në shërbim të rreth 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve e anëtarëve të stafit akademik.

Më tej, Rama shprehet se ky investim synon përmirësimin e kushteve të studimit dhe rritjen e cilësisë së arsimit profesional, duke ofruar hapësira moderne dhe të përshtatshme për zhvillimin akademik dhe praktik të studentëve.



“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, një investim i Ministrisë së Arsimit që kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve e stafit akademik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!