Rikuperohet kapiteni: Çlirohet Gattuso, Napoli i plotë ndaj Barcelonës

schedule18:18 - 7 Gusht, 2020

schedule 18:18 - 7 Gusht, 2020

Napolin e pret një provë e vështirë nesër në mbrëmje kundër Barcelonës, por në Champions League nuk ka më përballje të lehta dhe djemtë e Gennaro Gattusos e kanë të qartë diçka të tillë.

Barazimi 1-1 në shtëpi i mban në lojë dhe ekipi italian do të tentojë kualifikimin në një “Camp Nou” të boshatisur. Lorenzo Insigne ka mbajtur në ankth Gennaro Gattuson këto ditë, por lajmet nga infermieria janë pozitive.

 

Insigne dhe Hysaj

Kapiteni është rikuperuar dhe Sportmediaset raporton se mund të zbresë në fushë kundër skuadrës katalanase. Sulmuesi ka kryer terapi intensive në ditët e fundit dhe sot e ka kryer të plotë seancën stërvitore me shokët e ekipit. /abcnews.al