Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rikthyem pengjet”/ Bordi i Paqes, Trump: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

schedule16:11 - 19 Shkurt, 2026

schedule 16:11 - 19 Shkurt, 2026

Donald Trump deklaroi gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes që po mbahet në Washington se pret që Hamasi të dorëzojë armët, duke paralajmëruar pasoja në rast të kundërt. Ai u shpreh se armëpushimi në Gaza ka mbajtur dhe ka bërë të mundur kthimin e pengjeve, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, një proces që sipas tij “dukej i pamundur”, por që u realizua falë përpjekjeve të ndërmarra.

Trump theksoi se, megjithëse situata ishte tepër e vështirë, u arritën rezultate konkrete në kthimin e trupave të pengjeve tek familjet e tyre. Ai shtoi se prindërit e viktimave ishin në dijeni të fatit tragjik të fëmijëve të tyre dhe kërkonin rikthimin e trupave për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Në deklaratën e tij, Trump pranoi gjithashtu se Hamasi kishte kontribuar në një pjesë të procesit të kërkimit dhe kthimit të pengjeve.

Në përfundim, ai e cilësoi procesin si një “punë të mirë”, duke nënvizuar se sipas tij janë shpëtuar mijëra jetë dhe është forcuar koncepti i paqes në rajon.



“Mendoj që Hamasi do të dorëzojë armët, është ajo që ka premtuan. Nëse nuk e bëjnë do të përballen me pasoja. Ata e duan vdekjen. Armëpushimi në Gaza ka mbajtur dhe pengjet e gjalla dhe të vdekura janë kthyer. Kjo dukej e pamundur, por ne ia dolën, I kthyem. Ata gërmuan kërkuan për pengjet dhe Hamasi bëri vërtet një pjesë të kësaj pune dhe duhet që t’i japim merita për këtë. Prindërit e pengjeve të vdekur e dinin që ata ishin të vdekur, e dinin që fëmijët e tyre ishin të pajetë, i donin trupat e tyre. Ata donin që djemtë e tyre të ktheheshin gjallë, por nuk ndodhi. Bëmë një punë të mirë. Duke shpëtuar mijëra jetë dhe duke sjellë konceptin e paqes”, tha Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!