Chelsea zyrtarizoi sot afrimin e Romelu Lukakut, për të cilin shpenzoi plot 115 milion euro për ta rikthyer përsëri në “Stamford Bridge”.
Interi pranoi ofertën e kampionëve të Evropës, teksa 28-vjeçari belg ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej rreth 12 milion eurosh në sezon.
Lukaku ndihet i lumtur për rikthimin në Londër dhe foli fjalët e para si sulmuesi i ri i skuadrës së Thomas Tuchel.
Welcome home, @RomeluLukaku9. ?#LukWhosBack pic.twitter.com/P43CAIVqfU
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 12, 2021
“Ndjenjë e jashtëzakonshme të rikthehem këtu, do përpiqem të ndihmoj Chelsea për të fituar të tjerë trofe.
Klubi dhe Chelsea, sa i përket ambicieve që kanë, janë perfekte për nevojat e mia. Mezi po pres të zbres në fushë“, deklaroi bomberi i njohur. /abcnews.al