Baritoni shqiptar i skenave botërore Gëzim Myshketa në një intervistë për emisionin “Pas Mesnate” rrëfen emocionet e rikthimit në skenën ku e nis. Sekreti i “Gianni Schichi” për këngëtarin lirik është gjetja e shpirtit dantesk.
Myshketa rrëfen momentet kur i është dashur te laj makine ne fillimet e tij në Itali si dhe jetësimin e 60 kryeroleve në skenat botërore.
Baritonin Gezim Myshketa rikthimi në Teatrin e Operas dhe Baletit e mbush me emocione të veçante.
Kësaj herë i jep frymë ferrit dantesk të Gianni Schichi. Vepra ka nota aktuale, në qendër të saj është konflikti për pronën. Ajo ç’ka e ka surprizuar është veshja e këmishës se baritonit Ronaldo Panerai
Myshketa sot është ylli i skenave botërore ku i ka dhënë jetë 60 kryeroleve, por nuk harron vështirësitë e fillimit që i ka kthyer në forcë.
Pas CD së parë me muzike shqiptare, ai ka nis punën për realizimin e CD me muzikë të qyteteve kryesore
Pas Teatrit të Operas e pret një kalendar i ngjeshur rolesh në teatrot prestigjioze botërore.
/abcnews.al/