Një grua, një dhimbje e pashuar, një realitet që sfidon arsyen. “Engjëjt” sjell në skenë historinë e një nëne kosovare që endet mes ëndrrave dhe absurdit në kërkim të fëmijëve të saj të zhdukur. Një rrëfim tronditës, i ndërtuar mbi mekanizma që sfidojnë logjikën dhe prekin plagët më të thella të shpirtit njerëzor.
Një dramë e fuqishme nga Odise Plaku, nën regjinë e Naser Shatrollit, rikthen në skenën shqiptare me një interpretim magjepsës aktoren Vefi Redhi. Në studion e Pas Mesnatë ajo rrëfen emocionet për shfaqjen.
“Pas Mesnata është moment medimi për si ka kaluar, por ka ndodhur në jetën time artistike në Athinë që unë të jap shfaqje në 11:30 të natës, dhe të mbaroj në orën 1:00, pas mesnate. Në Tiranë, vi me emocion të madh, përgjegjësia ime është shumë e madhe. Dy vitet e fundit m’u rrit edhe më shumë dëshira të interpretoj në shqip, pas kaq vitesh.
Edhe më erdhi mundësia përmes autorit të pjesës Odise Plaku, një mik shumë I mirë, kemi një mik të përbashkët që transmetonte dëshirën time. E shijoj shumë se është një trekëndësh, jemi tre vetë që flasim të njëjtën gjuhë por përfaqësojmë tre shtete, regjizori nga Kosova, autori nga Shqipëria dhe unë vi nga Greqia.” rrëfen ajo, ndërsa flet për personazhin e shfaqjes.
“Hëna është një nënë kosovare që i kanë marrë fëmijët dhe ajo që shoh unë te hëna është dhimbja e nënës për fëmijën. Në këtë kohë të trazuar ku jetojmë, ka shumë nëna që vazhdojnë qajnë kërkojnë fëmijët. Kam patur rastin të punoja në zyrat e Evropës, në bashkëpunim me bashkinë e Athinës, për refugjatët. Jam përballur cdo ditë me nëna që humbin fëmijët e tyre në det, që I kishin rrëmbyes. Kështuqë, jam përpjekur brenda Hanës të fus gjithë dhimbjen e cdo nëne.” – rrëfen aktorja./abcnews.al



