TIRANË- Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, në krye të Kishës Katolike në Vatikan u zgjodh Papa Leoni XIV.
Por çfarë do të ndryshojë me zgjedhjen e tij dhe a pritet që Vatikani të shërbejë si kryeqendër politike për zgjidhjen e krizave, si në rastin e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës?
Kjo temë u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”. Teologu Dhimitër Qosja theksoi se besimtarët presin që Papa Leoni XIV duhet të vijojë në rrugën që ndërtoi paraardhësi i tij, Papa Françesku.
“Vatikani është një institucion shumë i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Tani sapo është zgjedhur një papë i ri, i cili ka thënë se do jetë një apë i dialogut, papë i hapur, një papë i cili do të marrë një rol të rëndësishëm përballë krizave të ndryshme të njerëzimit.
Ne besojmë dhe shpresojmë që ai të ruajë linjën e Papës së ndjerë, Franceskut, i cili edhe ai trego i se ishte një papë shumë i rëndësishëm në historinë e njerëzimit duke u treguar një zë i rëndësishëm ndaj të dobëtëve dhe ndaj të margjinalizuarve.
Shpresojmë që ky papë ta ketë parasysh këtë aspekt, por edhe sfidat e tjera, të cilat ai i merr përsipër që të flasë dhe të përcjellë shqetësimet e tij. Çdo papë ka individualitetin e tij dhe personalitetin e tij”, tha ai./abcnews.al

